Lista me emrat e anëtarëve të shkarkuar nga bordet e menaxhimit dhe mbikqyrjes nesër do të publikohen në Gazetën Zyrtare.

Sipas burimeve qeveritare dhe shërbimeve të tyre, gjatë orëve të fundit kanë përshpejtuar përgatitjet e materialeve për t’i publikuar, pasi dje u shkarkuan rreth 1,500 anëtarë të organeve mbikëqyrëse dhe administrative në kompanitë dhe institucionet publike që mbajnë në funksion drejtorët e emëruar nga VMRO-DPMNE.

Pas njoftimit zyrtar, hapi tjetër i Qeverisë është shkarkimi i drejtorëve në instucioneve shtetërore të cilët i kanë trashëgaur nga qeverisja e mëparshme.

Qeveria ka njoftuar se shkarkimet bëhen me qëllim të parandalimit të dëmtimit të mëtejshëm të Buxhetit, për shkak se ka informacion se Bordet do të lejojnë nënshkrimin e kontratave menaxheriale me drejtorët për shuma të mëdha parash në dëm të shtetit, nëse eventualish do të shkarkohen.

Kostoja për anëtarët e Bordeve mbikëqyrëse dhe të menaxhimit kapin vlerën e më shumë se 3 milion eurove në vit.

Emrat e zyrtarëve që gjithashtu kanë shërbyer në disa borde njëkohësisht tani për tani nuk janë komunikuar zyrtarisht. Faqja e internetit e Komisionit për parandalimin e korrupsionit për disa emra që janë qarkulluar nëpër deklaratat publike ende figurojnë si aktive.

Për Profesoreshën Tanja Jovanova Karakamisheva thuhet se është anëtare e Bordit të SHA Postat e Maqedonisë. Emri Karakamisheva në periudhën prej vitit 2010 deri më tani është shfaqur në komisionin amë për kryerjen e përgatitjeve për fillimin e punës në Fakultetin e Dizajnit dhe Teknologjive të Mobiljeve dhe dizajn të brendshëm në përbërje të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi “, gjithashtu emri i saj figuron edhe si kryetare e Komisionit të Fakultetit për Shkenca Informatike dhe Inxhenjeri Kompjuteristike në të njëjtin Universitet. Në vitin 2015, ajo ka qenë e emëruar për anëtare të Bordit për akreditim dhe evaluim në arsimin sipëror.

Profesor Aleksandar Dashtevski, poashtu është anëtar i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi.

Ish-drejtoresha e Media Print Maqedoni, Jana Stanisavljeva, ishte pjesë e Bordit Drejtues të Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit në Maqedoni si dhe një pjesë e udhëheqjes së Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit të Republikës së Maqedonisë, ku në mars të këtij viti, i skadoi mandati.

Tre vjet më parë, përsëri sindikalist i parë, Zhivko Mitrevski, përveçse ishte Kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë ka kryer edhe funksionin e anëtarit në Bordin Drejtues të Fondit Pensional.

Nga Qeveria tani për tani nuk tregojnë se kur do të emërohen anëtarët e rinj të bordeve mbikëqyrëse dhe menaxhuese dhe se a kanë në plan reduktimin e pagave që deri tani i kanë marrë.