Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu seancën e Kuvendit kur në rend të ditës erdh shkarkimi i prokurorit shtetëror publik, Marko Zvërlevskit, prej kur koordinatori i njërit nga dhjetë grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ta se për shkak festës fetare Petar dhe Pavlle një numër i madh i kolegëve të tij deputet “duhet të shkojnë në festë” dhe kërkoi që seanca të ndërpritet.

“Vazhdojmë nesër në orën 11, por, këtë si praktikë mos u mundoni ta shfrytëzoni nga nesër dhe më tej”, tha Xhaferi dhe e ndërpreu seancën e cila duhej të zgjas deri në orën 19-të në vend se ta zgjaste deri në orën 18-të për shkak se më parë, koordinatori i grupit të dytë parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Antpnio Milloshovski kërkoi një orë pauzë që deputetëve t’i ndahen stenograme nga fjalimi i Zvërlevskit në Kuvend.

Pas pauzës fjalim mbajti deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov i cili tha se Zvërlevski u ka shërbyer kriminelëve dhe u bë “dëgjues i VMRO-DPMNE-së”.

“Prokurori publik është dëshmi dhe për fat të keq diçka që duhet të jetë maja e karrierës politike mbetet fundi sepse ai është njeri që nuk pati sukses ta mbrojë republikën e Maqedonisë nga kriminelët. Sepse ai në fakt u shërbente kriminelëve të VMRO-DPMNE-së dhe u bë dëgjues i tyre”, tha mes të tjerash deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov.

Ai shtoi se Zvërlevski duhet të shkarkohet për shkak jo-profesionalizmit dhe paaftësisë dhe për shkak se me qëllim i ka ndihmuar krimit të VMRO-DPMNE-së.