Gjykata Kushtetuese është në proces të vendimit se funksioni zëvendëskryeministër nuk ekziston në sistemin ligjor. Partia politike “E majta”, deri te Gjykata Kushtetuese ka dorëzuar nismë për fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së dispozitave të Ligjit për paga dhe kompensimeve tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar. Gjykatësit me shumicë votash, më 29 dhjetor vitin a kaluar me shumicë votash e kanë pranuar nismën e kësaj partie.
“Nga dispozitat e Kushtetutës dhe Ligjit për Qeverinë, konstatohet se Qeverinë e përbëjnë kryetari i Qeverisë dhe ministrat dhe se nuk ekziston funksion nënkryetar i Qeverisë. Kjo nënkupton se sipas Ligjit për paga dhe kompensime tjera të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe personave tjerë të zgjedhur dhe të emëruar vërtetohet koeficient për caktimin e pagës për funksion i cili nuk ekziston në Republikën e
Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.