“Kursimet në arkën shtetërore vetëm se kanë filluar.  Tanimë janë kursyer 10 milionë euro, i ndaluam fushatat në CNN dhe BBC, i ndaluam marrëveshjet me kuazi këshilltarët e huaj”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, në Kuvend, transmeton Gazeta Express.
“Por, çfarë të bëjmë me personat që nga dhjetëra-njëzet ditë nuk kanë ardhur në punë? Ligji thotë se pas tre ditëve mungesë të pa-paralajmëruar ndalon marrëdhënia me punën. Edhe njëherë apeloj deri te të gjithë që të vijnë në punë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur deputetëve opozitar të VMRO-DPMNE-së.
Për propozimet për zv/ministrja, Zaev tha se është i bindur që do të tregojnë shembull se si duhet që të punohet.
Ja dhe reklama që është transmeton në CNN dhe BBC.