Qeveria e Republikës së Maqedonisë sonte me fillim në orën 19 do ta mbajë seancën e 20 në rend dite të së cilës janë më shumë çështje në interes të qytetarëve.

Qeveria do të shqyrtojë më shumë informacione dhe do të sjell vendime për punën e Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura, si dhe Hekurudhat e Maqedonisë Transport SHA – Shkup.

Në seancë, siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, do të shqyrtohet Raporti për negociatat për nënshkrimin e Protokollit mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës për vendkalim kufitar të përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës dedikuar për qarkullimin rrugor ndërkombëtar “Bellanocë-Stançiq”.

Në rend dite të seancës janë edhe disa pika shtesë nga kompetenca e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.