Qeveria në seancën e sotme duhet të miratojë propozimin për ndryshimin e masave restriktive.

Propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse ka të bëjë me shkurtimin e orës policore, informon Zhurnal.

Është propozuar që ora policore të fillojë nga ora 23:00, e të zgjatë si zakonisht deri në ora 05:00.

Objektet gastronomike të mund të punojnë deri në ora 22:30, por vetëm në hapësira të hapura dhe jo në hapësira të mbyllura.

Nëse këto masa miratohen, të njejtat do të fillojnë të vlejnë nga nesër.