Pas një kohe të gjatë të raporteve të ngurta mes qeverisë së kaluar të Maqedonisë dhe qeverisë shqiptare, thyhet akulli, njofton FOL.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.

Në suaza të vizitës, krahas me nikoqirin, është paraparë Dimitrov të realizojë takime edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, është paraparë pres konferencë e përbashkët të dy ministrave.

Ndryshe qeveria e kaluar pothuajse nuk ka zhvilluar asnjë takim të nivelit të lartë me kreun shtetëror të Shqipërisë.

Vizitat më të shpeshta të qeverisë së Gruevskit ishin zhvilluar me Beogradin  zyrtarë.