OBRM-PDUKM përmes një kumtese ka theksuar se LSDM qeverisë me popullin në mënyrë të egër (juntë) policore në vend dhe jo si një qeveri demokratike, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Zoran Zaev se në mënyrë kriminele zbatoi zgjedhje lokale, përcjell Fol.

“Qeveria e LSD-së dhe Zoran Zaevit zhvilloi zgjedhje kriminale dhe kështu la një gjurmë të zezë dhe një njollë të madhe në historinë e Maqedonisë. Zgjedhjet lokale më 15 tetor, aspak nuk i ngjante zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike, ndërsa vullneti i qytetarëve në përgjithësi nuk është respektuar për shkak të mbipresionit dhe inxhinierisë zgjedhore nga LSDM dhe Zoran Zaev”, thuhet në kumtesë.

Nga partia e Gruevskit kumtojnë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor, e cila ka për qëllim të zhvillojë zgjedhje të drejta dhe demokratike, OJQ-të që monitoruan procesin zgjedhor, OSBE dhe ODIHR, kanë heshtur këtë skandal. /Fol/