Kanë ngelur edhe 5 ditë që fushata zgjedhore të përmbyllet. Deri tani pamë premtime të shumta nga kandidatët, komuna të fituara nga raundi i parë por edhe koalicionime në mes partive shqiptare dhe partive shqiptare me ato maqedonase. Por një ndër betejat më interesante po zhvillohet në qytetin e Dibrës.

Dibranët kanë qenë dëshmitar e asaj që ka ndodhur në Dibër, për 4 vite kryetari i Komunës së Dibrës z.Ruzhdi Lata arriti që Dibrën ta fus në borxhe të majme si dhe të privazitojë shumicën e vendeve publike nën petkun e familjes së tij. Dibra për 4 vite përjetoi tmerrin e vërtetë, me infrastrukturë të dobët, arsim jocilësror, qenë endacak, papastërti si dhe ndotje e ajrit nga deponitë e egra.

Ky moskujdes që Ruzhdi Lata ia kushtoi Dibrës, e bën që të jetë në disavantazh ndaj kundërkandidatit z.Arben Agolli. E ky i fundit e ka përkahjen e Lëvizjes Besa si dhe të oponentëve tjerë opozitar. Gjithashtu përkahje për Agollin kanë paraqitur edhe shoqëritë civile si dhe mërgimtarët të cilët me masë të madhe do vijnë për të votuar për të.

Platforma e Arben Agollit siç duket i ka pëlqyer dibranëve, të cilët pa marrë parasysh kërcënimeve të ndryshme dhe shantazheve do të pushtojnë kutitë e votimit duke rrethuar numrin 9 dhe Aleancën për Shqiptarët./tetovajone.com/