Ish deputeti Bekim Qoku,dikur bashkëpunëtor i afërt i Ziadin Selës, mbase duke marrë si shkak debatin e ashpër që zhvillohet ditëve të fundit në mes aktivistëve të ASH-së, në lidhje me rikandidim e kryetarit të tyre, dhe tendencën për ti shhuar këto zëra, ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në fejsbuk.

Ja dhe postimi i plotë:

“Një subjekt, qoftë politik apo ekonomik, që nuk ka kurajon, nervin, motivin ta kundërshtojë dhe sfidojë liderin të vet i cili e drejton atë subjekt në humbje të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme, si thotë populli nuk ka hajër aty, ai e ka hak dhe e meriton të shuhet”./fol.mk