Të gjithë ata që duhet t’i nënshtrohen vaksinimit, të cilët ende nuk janë vaksinuar plotësisht, të kontrollojnë statusin e vaksinimit në kohën e duhur, apeluan sot nga Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, përcjell Fol.

Nga atje thonë se foshnja gjashtëmujore nga Kumanova, i sëmurë nga fruthi, për të cilin dje u informua Komiteti për sëmundjet infektive, është rasti i parë i konfirmuar me fruthinë nga viti 2011, zona e Kumanovës.

Nga Qendra informojnë se nënshtrimi i vaksinimit kundër fruthit përfshin zonën e Kumanovës dhe komunat e tjera të mbuluara nga Qendra, si dhe në Maqedoni ka qenë në rënie në vitet e fundit, sidomos në zonat e qytetit dhe lëviz rreth 80 përqind – që sipas mjekëve është e pakënaqshme. /Fol/