“Queen Mary 2”, anija gjigante është vetëm disa ditë larg lundrimit, pas rinovimit më të shtrenjtë të çdo anijeje në histori.

Dhjetëra miliona paund janë shpenzuar në anijen 151.200 tonësh me 2.500 punëtorë më kohë të plotë për rreth një muaj, të cilët janë marrë me rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm të saj.

Anija britanikë është projektuar për herë të parë për të dalë ne det në vitin 2004, dhe mbetet anija e linjës më e madhe dhe me kushtet më luksoze në botë.

Pronari i anijes Cunard tha për “Queen Mary 2” se po realizon rinovimin në shkallën më të shpejtë. Anija britanike ndodhet aktualisht në Hamburg, ku hollësitë e detajave të fundit do të përfundojnë përpara datës 23 qershor.

“Queen Mary 2”, e cila kushton 460 milionë paund për tu ndërtuar, mund të mbajë deri në 2.620 pasagjerë. Ajo ka një shpejtësi prej më shumë se 55.56 kilometër në orë. Emri i saj ka ardhur nga anija e saj binjake “Queen Mary 1”, në nder të mbretëreshës Mary, e cila doli në pension në vitin 1967