…Zjarrëvënia e qëllishme e bërllogut në Tetovë, ndoshta mund ta ”tymos” Teuta Arifin, por ndot ambientin dhe dëmton shëndetin e qytetarëve. Pra, poqëse eventualisht  zjarrëvënia ka për qëllim dëmtimin politik të Teuta Arfit,atëherë sdo mend se fjala është për një akt qyqar dhe një krim ekologjik që është e dënueshme rëndë.Ndaj medimin se Teuta Arifi jomjaftueshëm është angazhuar për këtë problem të kahmotshëm, por kjo fare nuk do të thotë se ka mundur të zgjidhet edhe aq lehtë, sepse gjërat nuk varen vetëm prej saj por prej të gjithë neve,  por gjithsesi Teuta duhej të inicoj rrugët për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ajo që më bënë kureshtarë me fakte për tu bindur ka të bëjë me ate se kush mund të kishte marë rolin e djallit për tu shndëruar në piroman ;-militant qyqarë partiak të partisë së saj apo qyqar opozitarë maqedonas apo shqiptarë. Thuhet se vështirë e ka gjithsecili që jeton me dyshime, por nga ana tjetër në politikë dyshimi të sjellë tek e vërteta. Andaj nuk duhet habitur , poqëse synimi eventualisht ka qenë ”Tymosja politike” e Teutës, por qyqarllëku përkundrazi mund ta bëjë ”Zbardhjen ” e saj, por JO edhe të partisë së saj ! ( q. aliu )