Në tetor të vitit të kaluar kur u mbajt edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale e fitoi mandatin nga qytetarët, për ta drejtuar Komunën e Gostivarit gjatë katër viteve të ardhëshme. Gjatë kohës që përherë të parë u ulë në karrigen e kryetarit, ai deklaroi se do të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallime politike dhe nacionale dhe që e rëndësishme për të është që pas katër viteve të shënonte rezultate me të cilat do të mburreshin qytetarët dhe udhëheqësia komunale, njofton Fol.

Tani që po bëhet një vit që kur Arben Taravari fitoi detyrën e të udhëhequrit me Komunën e Gostivarit, shtrohet pyetja se sa ai ka arritur ti realizojë premtimet dhe sa qytetarët janë të kënaqur nga puna që po bën udhëheqësia e re komunale.

Në intervista të ndryshme që TV2 Gostivar ka realizuar me qytetarët, ata shprehen të kënaqur nga puna e deri tanishme e Taravari./Fol/

Gepostet von TV2 Gostivar am Mittwoch, 24. Oktober 2018