Qytetarët e Hasanbegut ndjehen të zhgënjyer nga BDI, sepse siç thonë ata gjatë tërë kohës  rrotullohen rreth shtabit të tyre partiak që kanë ngritur te shkolla fillore “25 Maji”, dhe se afrohen vetëm atëherë, kur mediumet janë të pranishme, ata imponohen si aktorë të vëmendshëm ndaj qytetarëve gjoja se ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes sw tyre. Nga ana tjetër përkujdesi shtetëror vazhdon me intensitet të shtuar në fshatin fqinj Stajkovc të banuar  me maqedonas. Ndërkaq, një grup vullnetarësh që ndihmojnë banorët e Hasanbegut para kamerave të portalit fol.mk shprehen: Se deri më tani nuk kanë marrë kurrfarë ndihme nga institucionet, ndërsa shtojnë se institucionet e dinë rrugën e vet, duke treguar me gisht  drejtimin e Stankovcit, fshat i banuar me maqedonas.  

Për më tepër ndiqeni videon: