Tashmë një periudhë të caktuar qytetarët e Tetovës po ballafaqohen me pamundësinë të marrin leje të rreja qarkullimi për automjetet e tyre pasi janë harxhuar të gjitha librezat e tilla.

Shoferët po ballafaqohen me problemin kur janë plotësuar të gjitha gjashtë vendet e parapara në librezë në të cilat Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) vendos vulë dhe nënshkrim për validitet për kontrollet e kryera teknike dhe sigurimin. Problem kanë edhe ata që kanë blerë automjete të reja e që tani nuk mund të marrin as leje qarkullimi e as targa.

Nga MPB informojnë se në tërë vendin rregullisht jepen leje qarkullimi dhe se në Tetovë ka problem nga karakteri teknik.

Lejet e qarkullimi në MPB i përpilon sektor i posaçëm për punë juridiko-administrative.