Turqia ka marrë një vendim të papritur vetëm 24 orëve para Samitit të Bashkimit Europian për të shqyrtuar çështjen e përplasjes me Greqinë në Egjeun Lindor.

Mediat greke dhe ato turke njoftojnë se anija e kërkimit “Oruç Reis” ka dalë nga porti i Antalias në det me një itinerar ende të papërcaktuar duke rritur kështu menjëherë tensionet në rajon, shkruan abcnews.al.

Anija është fotografuar teksa del nga porti i Antalias dhe tani ndodhet disa dhjetra milje përballë brigjeve turke, por nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i saj final.

qisë në Egjeun Lindor.

Më herët, Turqia kishte thirrur anijen “Oruç Reis” në bazë me qëllim uljen e tensioneve dhe duket se ky veprim i saj ka shkaktuar habi në Greqi, por edhe vendet e BE-së, të cilat kanë kërcënuar me sanksione nëse nuk ulen tensionet.