Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët nga të gjitha komunat e Shkupit se mbeten mjete për edhe rreth 1.800 kërkesa për ndarjen e subvencioneve për inverterë për ngrohje të amvisërive.

Për marrjen e këtyre subvencioneve qytetarët mund të aplikojnë onllajn.

Prej fillimit të hapjes së thirrjes publike për subvencione për inverterë, janë parashtruar 3216 aplikacione.

Thirrja publike do të zgjat deri 30 nëntor të vitit 2020 ose deri në harxhimin e mjeteve të parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë dedikim, varësisht nga ajo se cili kusht do të paraqitet i pari.

Nëse harxhohen të gjitha mjetet e parapara financiare nga Buxheti i Qytetit të Shkupit për këtë dedikim, Qyteti i Shkupit do ta informojë opinionin në ueb faqen e vet se Thirrja publike është ndërprerë para skadimit të periudhës për të cilët është shpallur.

Thirrja publike do të realizohet sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.