Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i bindur se listat do të hapen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në përgjigje të opozitës jashtë parlamentare, e cila edhe sot refuzoi të diskutojë këtë çështje në Këshillin Politik, Rama thotë se listat do të hapen, dhe kërkon reflektim nga ana e kundërshtarëve politikë.

Nuk heziton të “kërcënojë” edhe me votat në Parlament, në mungesë të konsensusit me opozitën e bashkuar.

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!

Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do happen”, shkruan Rama në Tuiter.