Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama me ministrat, Anila Denaj dhe Arben Ahmetaj foli për Eurobondin dhe ndryshime në Paketës Fiskale. Rama tha se pas heqjes së tatim-fitimit për biznesin e vogël, qeveria ka qëllim që të heqë edhe TVSH-në për këtë kategori po deri në 2029. Gjithashtu edhe për agroturizmin, ai tha se synohet të jenë 100% pa taksa. Ai tha se do hiqet TVSH për biznesin. “Nuk do ketë inspektorë që do kontrollojnë biznesin në terren, sikundër bizneset nuk do të paguajnë asnjë taksë. Ftojmë emigrantët që të kthehen në Shqipëri e të mos bëjnë punë të rëndomtë në vendet ku janë, por të hapin biznese këtu”- shtoi Rama.

“Nuk do bënim dot ato që kemi në plan të bëjmë. E keni dëgjuar që ne, në këtë sesion parlamentar, para mbylljes do të çojmë rishikimin e buxhetit dhe paketën fiskale për biznesin e vogël, duke i hequr tatim fitimin dhe jo për fushatë me fjalë, por me ligj dhe jo për këtë vit, por për deri në vitin 2029, nuk do kenë tatim fitimi dhe jemi duke parë dhe TVSH, tani me këtë rezultat është e sigurt që do t’ju heqim edhe TVSH. Afatet do t’i konfirmojmë më tutje dhe limitin, deri në cilin nivel xhiroje, por qëllimi është që për disa vite minimalisht, në mos për deri në 2029 ata të mos kenë as tatim fitimi, as TVSH dhe kjo do bëhet me ligj. Kjo do të thotë që të gjithë ata që krijojnë punë, të jenë njerëzit më të favorizuar ën Shqipëri dhe të gjithë ata emigrantë që kanë kursime, ta shikojnë Shqipërinë si mundësi për të hapur një biznes të vogël. Të gjitha projektet në agro-turizëm të jenë projekte 100% pa taksa, faktikisht”, tha ai.

Eurobondi

Sa i përket Eurobondit, kryeministri nuk ngurroi ta artikulonte si sukesin e radhës që nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga mediat. Edi Rama tha se Shqipëria jo vetëm që mori eurobondin pa asnjë dyshim, por theksoi se tregjet i ofruan 4.8 herë më shumë, pasi shteti shqiptar është i besueshëm. Ai ndihet krenar për “suksesin” e arritur sa i përket borxhit prej 650 milionë eurosh. “Memoria e tyre ka pesha të rënda nga eurobondet e së shkuarës që po ti krahasonim duket sikur krahasojmë kohën e paqes me të luftës. Shqipëria është i pari vend, që tregjet emergjente arrin të dalë me një prim zero, nga një emetim i ri eurobondesh. Mjedisi sot mbetet shumë volatil dhe cilësinë e librit, pasi ai përbën një bazë investimesh që zgjerohet në mënyrë domethënëse.

Libri përfaqësonte 4.8 herë më shumë se nevoja e vendit. Dolëm me një objektiv dhe na ofruan 4.8 herë më shumë. Si mund ti ofrohen një kredimarrësi me risk 4.8 herë më shumë?! Kjo vjen, pasi shteti shqiptar është i besueshëm. Libri që përfaqëson 4.8 herë më shumë se nevojat flet shumë qartë, po ashtu flitet për nga 4.125, në 3.625 duke i lejuar Shqipërisë një ekonomizim shumë serioz në pagesën e borxhit. Gjë që na bën të lumtur, thotë drejtuesi i një prej bankave më prestigjoze të planetit. Shqipëria nga tregjet u vlerësua me një përgjigje de fakto më të mirë se Maqedonia. Po e sjell meqë është në modë krahasimi” tha ai.