Rama dhe Meta darkojnë bashkë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta janë ulur së bashku në një restorant tek Pazari i Ri në Tiranë, për të marrë vendimin nëse do të hyjnë në një koalicion apo vetëm në zgjedhje.
 

Takimi mes të dyve ka nisur para pak minutash, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova. Darka vjen në një moment të tensionuar mes të dyve. Si nga qëndrimi i Ramës, ashtu edhe atë të Metës mund të thuhet se secili prej të dyve mendon se mund të bëjë edhe pa tjetrin, por pavarësisht kontradiktave janë bashkë.

Në tryezë është edhe Erion Veliaj, që ka arritur të ruajë marrëdhënie të mira me Ilir Metën, pavarësisht tensioneve.