Iniciativa qytetare “Për Maqedoninë e bashkuar” ka paralajmëruar për nesër protesta masive me rastin e ardhjes së kryetarit të Këshillit të Evropës Donald Tusk në Shkup, ku do të takohet me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov.

Protesta në organizim të iniciativës është caktuar në ora 17.00, ndërsa organizatorët planifikojnë që të pyesin Tusk, se cili është qëndrimi i tij për federalizimin e Maqedonisë.