Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për median shqiptare ka deklaruar se do të vazhdojë t’i mbrojë shqiptarët në Maqedoni. Kjo si përgjigje për akuzat nga ambasada ruse për deklaratën se partia e tij ka mundësuar miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni dhe tha se ai krenohet kur e akuzojnë për mbrojtjen e shqiptarëve, përcjell Fol.

”Ne nuk kemi agjendë të fshehur. Agjendat tona janë publike edhe kur ka temperatura të larta me fqinjët, zbatojmë politikë të jashtme të re e cila ka dinjitet dhe atë pa dallim a jemi vendi i vogël apo jo, sepse në tryezë jemi të barabartë”, deklaroi Rama. /Fol/