Kryeministri Edi Rama nga konferenca e perbashket me kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj ka lajmeruar sot nje plan i cili do te zbatohet duke bere qe Shqiperia dhe Kosova te kene seli konsullore te perbashketa ne te gjithe boten.

“Duhet t’i japim fund historisë së shpenzimeve të paarsyeshme për të mbajtur seli diplomatike dhe përfaqësuese konsullore vec e vec. kemi folur për një plan të përbashkët veprimi në funksion për ndërtimin e një fondi imobiliar të përbashkët, kjo do u japë shqiptarëve një adresë”, u shpreh ai.