Rama, Meta e Basha në një tryezë për Reformën Zgjedhore

Në konferencën e organizuar nga vëzhguesit vendorë për zgjedhjet në Shqipëri dhe reformën zgjedhore, ishin të pranishëm në një tryezë kryeministri Rama, kryetari i Partisë Demokratike, Basha dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka ardhur koha që Shqipëria të shkëputet nga historiku i zgjedhjeve të deformuara dhe jotransparente.

“Duhet të shkëputemi nga kthetrat e së kaluarës, me zgjedhje si ato të vitit 2009 dhe 2011. Rruga drejt përsosjes nuk ka mbarim, por për realitetin në Shqipëri ka ende shumë vend për korrigjime”, ka deklaruar Rama.

Ai ka vlerësuar se, problemet e konstatuara gjatë proceseve zgjedhore kanë ardhur duke u tkurrur, por vazhdojnë të jenë të pranishme në çdo zgjedhje.

“Në zgjedhjet e viteve 2009 dhe 2011 u pengua në mënyrë brutale transparenca. Situata ka filluar të ndryshojë. Proceset zgjedhore të viteve 2015 dhe 2013 janë të gjithëpranuara nga vetë zgjedhësit”, ka thënë Rama.

Ai ka nënvizuar më tej se aleanca qeverisëse PS-LSI është e interesuar për adresimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe në këtë drejtim ka theksuar se i rëndësishëm është edhe konsensusi me opozitën.

“Reforma e re zgjedhore do të sillte shumë gjëra pozitive nëse do të kishte konsensus për të. Konsensusi është i domosdoshëm pasi nuk mund t’i privohet asnjë pale mundësia që të hyjë në lojë me rregulla të barabarta”, ka thënë Rama.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se, korrupsioni zgjedhor është i ngjashëm me atë që është bërë sipas tij ndër vite në fusha të tjera, si me pronat, etj.

Në këtë tryezë, kreu i opozitës Lulzim Basha bëri publik parakushtin e tij për reformën zgjedhore. Edhe pse kreu i Kuvendit bëri të ditur se komisioni i reformës do të miratohet më 28 janar, Basha kërkoi që reforma të hartohet nga një qeveri teknike.

“Establishmenti aktual nuk është në gjendje të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi parakusht janë qeveria teknike për të ulur pa paragjykim për të nesërmen”, theksoi Basha.

Duke përmendur herë pas herë se nuk është çështje ligji, por vullneti politik, kreu i demokratëve kërkoi pastrimin e listave të ardhshme zgjedhore, duke e konsideruar parlamentin aktual si më të inkriminuarin në 25 vite demokraci në Shqipëri.

“Dekriminalizimi, i cili pret akoma aktet nënligjore që uroj të miratohen së shpejti për t’i hapur rrugë zbatimit të këtij ligji. Por është vetëm një gjysëm hapi, sepse nëse 2008 solli një sistem që fuqizoi krerët e partive politike nën parimin se do të ishte kështu më e lehtë të diktohej cilësi më e latë e kandidimit, ky parim u tradhëtua dhe prodhoi për rrjedhojë parlamentin më të inkrinimunar në historinë e pluralizmit. Spastrimi i listave me ligj do të mbetet i pamjaftueshëm nëse vullneti politik i lideërve që caktojnë listat zgjedore do të çojë që në vend të personave me rekorde kriminale, profesorë etj”, tha më tej kreu i PD-së.

Duke e cilësuar korrupsionn zgjedhor si burimi kryesor i korrupsionit dhe krimit në vend, Basha tha se reforma zgjedhore duhet të konsiderohet si aksion politik nga të gjitha palët, ku rekomandimi i OSBE/ODIHR të jenë “minimumi i minimumeve të punës.

Ndërsa kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në fjalën e tij ka thënë se ka bërë vetëm detyrën kur ka ndërmarrë nismën për fillimin e punës për impelementimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Shpresoj se do të kemi kohë dhe vullnetin politik që të përfundojmë këtë reformë para zgjedhjeve të vitit 2017”, ka thënë Meta.

Kreu i LSI ka nënvizuar se kjo reformë duhet të realizohet në kohën e duhur, duke u lënë të gjithë faktorëve të përfshirë kohën që i nevojitet.

”Kjo reformë po zhvillohet në një kohë kur ne besojmë se me përpjekje të përbashkëta do realizojmë edhe reformën në drejtësi. Këto reforma po i bëjmë më partnerët tanë, SHBA, BE dhe OSBE, që na kanë ndihmuar historikisht”, ka thënë Meta.

Duke komentuar zgjedhjet e zhvilluara ndër vite, Meta ka vlerësuar se nga njëri proces në tjetrin ka pasur progres, por korrupsioni zgjedhor sipas tij vazhdon të jetë i pranishëm.

“Ne kemi probleme serioze që duhet të adresojmë për zgjedhjet dhe dekriminalizimi është një element që do të na ndihmojë në këtë drejtim. Gjithashtu, duhet të krijojmë një sistem sa më transparent”, ka thënë Meta.

Ai ka shtuar se, “e rëndësishme është edhe të pranojmë humbjen dhe të mos nxjerrim justifikimin e radhës”. “Më i rëndësishëm është mesazhi pozitiv për qytetarin”, ka shtuar kreu i LSI-së.

Në të njëjtat linja sa i takon implementimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it është shprehur edhe i ngarkuari me punë i BE-së në

/TCH&klan