Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të mërkurën në mbrëmje ka udhëtuar nga Tirana për në Beograd.

Tanjug raporton se Ramën në aeroport e ka pritur shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq.

 Rama të enjten do të takohet me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq, ndërsa të dytë bashkë do të marrin pjesë në Forumin e Sigurisë që po mbahet në Beograd.

 Temë kryesore e Forumit do të jetë marrëdhëniet shqiptaro-serbe.