Në samitin e “Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP)” që u mbajt dje në qytetin grek të Selanikut morën pjesë shumë zyrtarë të lartë, ndër të cilët kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Të pranishëm ishin edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Në një moment para darkës kur Scholz erdhi për të përshëndetur të pranishmit duke shtrënguar duart me Kovaçevskin, presidenti shqiptar Edi Rama iu afrua nga pas dhe i tha Scholz se po përshëndeste “kryeministrin e Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Por Kovaçevski e priti me shumë sportivitet duke buzëqeshur.