Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur sot nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në shtëpinë e këtij të fundit.

Rama ka publikuar një fotografi nga ky takim, teksa nuk ka dhënë detaje më shumë për atë se çfarë kanë biseduar me Mustafën.

“Në Prishtinë – Me kryetarin e LDK, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur”, shkruan Rama.

Ndryshe, kreu i Qeverisë së Shqipërisë është duke qëndruar për një vizitë dyditore në Kosovë ku është takuar me liderët e vendit dhe ata të partive politike.

Rama kthehet sot në shqipëri, ndërsa është paralajmëruar se ai do të mabjë një konferencë për medie para nisjes në aeroportin “Adem Jashari”, në ora 14:00.