Thuajse e gjithë bota ka uruar Donald Trump pasi u zgjodh zyrtarisht presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas ceremonsë madhështore të inaugurimit të Trump si shefi i Shtëpisë së Bardhë, edhe nga Tirana zyrtare nuk vonuan të vinin urimet. Presidenti Bujar Nishani, kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta uruan Donald Trumpin pas betimit. Por ai që ende nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë, është kryeministri Edi Rama.

Në fakt, nëse kujtojmë, gjatë fushatës që ktheu sytë e gjithë botës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i qeverisë shqiptare shprehu hapur mbështetjen e tij ndaj kandidates për presidente, Hillary Clinton. Por jo vetëm kaq! Po kaq hapur ai u radhit edhe kundër Trumpit si udhëheqës i Amerikës. “Donald Trump do të jetë një fatkeqësi nëse zgjidhet”, u shpreh kryeministri shqiptar gjatë fushatës së ndezur në SHBA. 

Por nuk vonoi dhe pas fiores së Trump, Rama i dha një tjetër zë deklaratës së tij, duke argumentuar pse e kishte shprehur këtë qëndrim.

Ai tha se ishte prekur si shqiptar mbi të gjitha, dhe jo si kryeministër, me deklaratat që Trump bëri për Kosovën, për muslimanët dhe emigrantët. 

“Respekti im si kryeministër i vendit dhe yni si qytetarë të vendit, për popullin, qeverinë amerikane, presidentin si mëshirim i vullnetit të sovranit dhe aleanca jonë, as që vihet në diskutim”, – u shpreh Rama. 

Por duket se në fakt, marrëdhënia e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleati më i madh ndër vite i shqiptarëve, po rrezikohet! Kreu i qeverisë shqiptare, ende nuk ka thënë asnjë fjalë pas ceremonisë së inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, Donald Trump