Ashtu siç u njoftua nga portali ‘Fol’ se, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Shkup. Në fotografi shihet Edi Rama dhe Ziadin Sela me siguri për një pauzë të shkurtër dhe me gjasë zhvillohet bisedë e lirë në mes dy liderëve.

Takimi në mes dy liderëve, zhvillohet në Shkup. Nuk bëhet e ditur se cila është tema e takimit, mirëpo me gjasë zhvillimet politike dhe aktualiteti politik në Maqedoni. Nga burime të ‘Fol’ bëhet e ditur se Rama i ka dhënë mbështetje Selës. /Fol/