Në debatin e organizuar në emisionin Click plus të TV21, ku pjesmarrës  ishin Luan Tresi nga PDSH-ja e Thaçit, Fatmir Besimi i BDI-së , si dhe analistët Ismet Ramadani dhe Ylber Sela debatuan rreth  krizës aktuale në Maqedoni.

Debati u zhvillua kryesisht ndërmjet  dy përfaqësuesve të dy partive , Luan Tresit  dhe Fatmir Besimit,  të cilët edhe kësaj radhe shkëmbyen akuza ndërmjet tyre të tipit “ju sot”, “ne dje”  duke akuazuar njëri tjetrin për manipulime zgjedhore,  keqmenaxhim  dhe keqpërdorim të pushtetit  nga njëra anë dhe suksese dhe aritje të mëdhaja për shqiptarët gjatë këtyre viteve sa ka qenë në pushtet  pala tjetër .

Sa i përket pjesëmarrjes apo jo në zgjedhje dhe plotësimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve  më 5 qershor,  analisti politik Ismet Ramadani  në debatin e sontëm deklaroj se:”Kushtet per zgjedhje do të plotësohen atëher kur  do të krijohen kushte që opozita do  ti fitojë zgjedhjet”.

Duhet të mendojmë mirë dhe të vijm në konkludim se  nuk janë vetëm zgjedhje të   lira  kur vetem diten e votimit nuk ka probleme, por  është shumë e rëndësishme që i tërë ambienti parazgjedhor të jetë i lirë, i qetë.  Nëse ambienti politik është tejet  i tensionuar, ku  për çdo ditë kemi protesta dhe në këtë ambient të vijsh në përfundim se mund të organizohen zgjedhje të lira, kjo do të thotë se skemi prekje me realitetin. Tha Ismet Ramadani.

Sa i përket qëndrimit të PDSH-së së Menduh Thaçit, Luan Tresi tha se;” nuk është e rëndësishme për PDSH-në data e zgjedhjeve por plotësimi i kushteve  dhe qëndrimi i ndërkombëtarëve”.  Kurse qëndrimi i BDI-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve  me 5 qershor ashtu si edhe në rastin e datës së 24 prillit ku për BDI-në këto data ishin të betonuara , si duket ky betonim   ka ndryshuar  dhe  Fatmir Besimi e la të hapur mundësinë  e tërheqjes nga  qëndrimi i mëhershëm  i fortë i BDI-së , duke shkelur edhe “Besën e dhënë Gruevskit se ata, me ose pa LSDM-në do të marrin pjesë  bashkë me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet e 5 qershorit, duke shtuar se tash, pas zhvillimeve të fundit   BDI-ja nuk e ka prioritet datën e zgjedhjeve po ato të jenë gjithëpërfshirëse tha Fatmir Besimi.    

©fol.mk

fatmir besimi 21luan tresi 2121 studio