Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Shaqir Fetahu i ftuar në emisionin Klan Debat flet për Ramazanin dhe përjetimin e këtij muaji të shenjtë për muslimanët, në kohë të krizës ekonomike. Fetahu i vetëdijshëm për krizën ekonomike të cilën po e kalon vendi, rajoni, por edhe më gjerë, lëshon mesazhe optimizmi drejt besimtarëve, përcjell Klan Macedonia.

“Në këtë krizë ekonomike të gjithë ne duhet të jemi optimistë, të besojmë në mënyrë të paluhatshme drejt një ardhmërie, të jemi optimistë, por optimizmi të bazohet në realitet. E jona është që në çdo moment të bëjmë përpjekje që të ngrejmë vetëdijen tonë për një ardhmëri sa më të mirë ekonomike, që populli jonë dhe popullata në përgjithësi të mund të jetojnë një jetë të këndshme, jetë më të bereqetshme dhe një jetë më të lumtur sepse neve na kanoset një rrezik i madh. Dhe të gjithë duhet të brengosemi për këtë situatë sepse dhimbja më e madhe që na kaplon është largimi gjithnjë e më tepër i popullatës sonë jashtë vendit”, deklaroi kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia