Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është vetë izoluar, pas shfaqjes së disa simptomave të COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lladrovci, i cili ka njoftuar se po ashtu ka bërë testin dhe është në pritje të rezultateve.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,
Mbrëmë kam pasur shqetësime shëndetësore dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore në Drenas. Pas përkujdesjes, kam bërë edhe testin për COVID-19, në Klinikën Infektive.
Jam në pritje të rezultateve.
Deri në marrjen e rezultateve, jam vetizoluar.
Respektoni udhëzimet e IKShPK, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!