Sergio Ramos ka marr një nga ndëshkimet më të çuditshme në botën e futbollit.

Spanja arriti të marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Rumania në kuadër të grupit F për eliminatore të Euro 2020.

Njëri nga më meritorët në këtë fitore të spanjollëve ishte padyshim kapiteni Ramos, i cili shënoi golin e parë në minutën e 29-të.

Megjithatë, festa e tij e golit nuk mbeti pa u ndëshkua nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Deniz Aytekin.

Gjyqtari turko-gjerman ndëshkoi kapitenin e Spanjës, pasi ai festoi duke bërë një gjest, në të cilin ai imitoi mbajtjen e syzeve drejt një kamere.

Festa e Ramosit

Megjithatë, Ramos ka treguar se festa e tij ishte dedikim për nipin e tij të vogël dhe gjyqtari i kërkoi falje kur e kuptoi arsyen.  

“Unë kam folur tashmë me gjyqtarin. Festimi ishte t’i dedikoja golin nipit tim, i cili gjithashtu mban syze, sikurse unë”.

“Ishte për t’i thënë atij se nuk ka asgjë të keqe nëse mban syze. Isha i drejtuar nga kamerë. Gjyqtari e kuptoi, ai kërkoi falje dhe u pendua për atë”, shpjegoi Ramos.