PSP-ja ka luajtur rol kyq në një periudhë tranzicioni dhe me shumë guxim ka hapur shumë raste, tani në radhë janë reformat në gjyqësor, Prokuroria po trajnohet me efikasitet që të ndjekë krimin e lartë dhe atë të organizuar” ka thënë akademiku Vlado Kambovski i cili ishte në konsultime në Ministrinë e Drejtësisë.

Ai gjithashtu shtoi duke theksuar se edhe atëherë kur u formua PSP-ja, ka ekzistuar periudhë kohore deri kur mund të ushtrojnë detyrën.

“Mandati i PSP-së mundeshe të vazhdohet nëse pasardhësi i Janevës do të ishte zgjedhur tre muaj para skadimit të mandatit të saj. Mirëpo, kjo nuk ndodhi, pasi që planifikoheshe që pikërisht ajo të vazhdon mandatin. Kur nuk ndodhi kjo, dhe u arrestua Janeva, me skadimin e mandatit të saj më 15 shtator, do të pengohet puna e PSP-së, për shkak se ligji i PSP-së është i qartë vetëm ajo mund të delegojë dhe të heq të drejta të prokurorëve në PSP”, ka sqaruar akademiku Kambovski.