Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, e ka cilësuar si kryerje e detyrave të tij. Ai ka thënë se kryetarit të Qeverisë i takon t’i mbrojë interesat e shtetit.

Haradinaj ka theksuar se AAK-ja është e hapur kur janë në pyetje interesat e vendit.

“Aleanca si parti parlamentare i kryen obligimet e veta të gjitha në parlament në të gjitha situatat, është e hapur të bisedojë për interesat e Kosovës”, tha ai për KP.