Mbyllet një objekt hotelierik në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup, janë arrestuar 15 persona

Nëpunës policor nga SPB Shkup mbrëmë në orën 21.20 në zonën e Bit Pazar privuan nga liria 15 persona, përfshirë një të mitur, të gjithë nga Shkupi, sepse u gjetën si mysafirë në një objekt hotelierik në rrugën “Xhon Kenedi”.

Siç informoi MPB, personat e arrestuar u gjetën në objektin hotelierik , i cili punonte pas orarit të caktuar të punës, gjatë kontrollit të kryer nga inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, në bashkëpunim me nëpunësit e policisë.

“Nga ana e ISHT-së objekti është me plombuar dhe është mbyllur, ndërsa kundër personave do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 406 të Kodit Penal, shtohet në kumtesën e MPB-së.