Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, ka marrë rrogë për 10 punë si modele, gjatë viteve 1990 në SHBA, përpara se të merrte leje ligjore për të punuar.

Bazuar në një raport ekskluziv të AP, Melania Trump është paguar më shumë se 20 mijë dollarë në vitin 1996, kur ndodhej në vend me vizën e vizitorit.

Trump, një sllovene dhe bashkëshortja e tretë e Donald Trumpit, mori green card të SHBA-së në vitin 2001 dhe u bë shtetase e SHBA-së më 2006. Ajo u martua me Donald Trump në vitin 2005.
Melania Trump vazhdimisht ka mohuar se ka bërë ndonjëherë shkelje të rregullave të statusit të saj në SHBA.

Megjithëse zbulimet kanë pak gjasa që të ndikojnë në statusin e saj actual, ato janë shqetësuese për fushatën e bashkëshortit të saj, që ka bërë thirrje për trajtim të ashpër për shkelësit e ligjeve të imigrimit./fol.mk