Raportuesja e posaçme e Kombeve të Bashkuara (OKB) për ekzekutimet jashtëgjyqësore dhe arbitrare, Agnes Callamard, thotë se vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, është një krim ndërkombëtar dhe ka dëmtuar marrëdhëniet ndërkombëtare.

Dje, Callamard ndau një raport për vrasjen brutale të Khashoggit. Duke folur për Anadolu Agency (AA), ajo thotë se ka apeluar te Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut (UNHCR) që ta vështronte këtë vrasje si një “trampolinë për të marrë masa shumë efektive për parandalimin e vrasjeve të shënjestruara”.

“Jetojmë në një botë ku individë, gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, disidentë, janë në shënjestër nga qeveritë e tyre”, thekson Callamard për AA.

Sipas raportueses së OKB-së, UNHCR ka një mundësi dhe përgjegjësi për të ndërmarrë veprime për të parandaluar ose reaguar ndaj këtyre vrasjeve.

Callamard thekson se ajo ka përgatitur një sërë rekomandimesh për UNHCR-në dhe vendet anëtare për krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar për hetimin e vrasjeve të shenjestruara, si dhe për të marrë një sërë masash lidhur me vrasjen e Khashoggit.

“Shpresoj që UNHCR të mbështesë këtë nismë dhe të kontribuojë në të”, shton Callamard.

Ajo thotë se beson që Këshilli i Sigurimit i OKB-së “nuk e ka marrë peshën e seriozitetit dhe gravitetit të vrasjes së Khashoggit”, duke shtuar se “vrasja ishte një krim ndërkombëtar, që përfshihet në një sërë shkeljesh të së drejtës ndërkombëtare dhe që ka qenë një pengesë e madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Siç thotë Callamard, me rëndësi është që Këshilli i Sigurimit i OKB-së t’i marrë këto vrasje seriozisht dhe të ketë një diskutim mbi “implikimet e civilëve të shënjestuar, zhdukjen e të shënjestruarve, vrasjet e disidentëve të shënjestruar dhe aktivistëve politikë”.

Duke theksuar se asaj i ishte refuzuar një vizitë në Arabinë Saudite në kuadër të hetimit të vrasjes së Khashoggit, Callamard thotë se autoritetet saudite kanë zgjedhur “të mos bashkëpunojnë me mua”.

“Nëse ata kanë ndonjë informacion, të cilin ata besojnë, kundërshtojnë gjetjet e mia, atëherë unë do të pranoj me kënaqësi mundësinë për t’u ulur me ta… dhe për të kaluar mbi dëshminë e tyre dhe për faktin se ata janë në zotërimin e tyre që mund të kundërshtojnë ose jo atë që kam zbuluar”, thotë Callamard.

Po ashtu edhe kërkesa e raportueses së OKB-së për të hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku Khashoggi u vra më 2 tetor të vitit 2018, Callamard bën të ditur se u refuzua nga sauditët.

“Mendoj se në këtë fazë, nuk ka shumë kuptim për mua të hyjë në Konsullatën Saudite në Stamboll. Nëse duhej të bëj një dëshirë kyçe, ajo do të ishte të kishim një dialog me autoritetet saudite”, shprehet Callamard.

Callamard i rekomandon Turqisë “të krijojë një statujë që simbolizon lirinë e shtypit pranë konsullatës saudite në Stamboll, që pasqyron Jamal Khashoggin”.

Khashoggi u vra më 2 tetor të viti të kaluar nga një grup operativësh saudit pak pasi hyri në konsullatë.

Autoritetet e Arabisë Saudit ofruan disa rrëfime kontradiktore për të shpjeguar zhdukjen e gazetarit saudit para se të pranonin se ai u vra në ndërtesën diplomatike, duke hedhur fajin për vrasjen e Khashoggit ndaj një lëshimi operacional të kryer nga agjentë mashtrues.

Një raport i OKB-së, që u publikua dje, tha se vrasja e Khashoggit është “një vrasje jashtëgjyqësore” për të cilën “Arabia Saudite është përgjegjëse”.

Në raport, Callamard, tha se ajo zbuloi “prova të besueshme” për të hetuar më tej përgjegjësinë individuale të zyrtarëve sauditë në vrasjen e Khashoggit, duke përfshirë Princin e Kurorës, Mohammed Bin Salman.

Duke i kërkuar mbretërisë saudite t’i kërkoj falje Turqisë për “abuzimin e privilegjeve të saj diplomatike dhe shkeljen e ndalimit të përdorimit ekstra territorial të dhunës”, raporti po ashtu bëri thirrje për hetime të mëtejshme nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Zyra Federale e Hetimeve (FBI).