Deputeti nga Aleanca për Shqiptarët, Syrija Rashidi potencoi se 15 ditë flitet për platformën e Tiranës, Edi Ramën dhe Zijadin Selën, ndërkaq deklaratat e Selës dhe Ramës deputetët nga VMRO-DPMNE i kanë lexuar gabimisht.

Ju thoni se deklarata rrezikon interesat strategjike të Maqedonisë, por në fakt është kontribut në stabilizimin e Maqedonisë.25 vite protestuat kundër çdo gjëje,mirëpo shumë gjëra janë bërë dhe nuk shihni se çfarë është në rrezik për Maqedoninë, tha Rashidi.

Ai e pyeti se pse patriotët e VMRO-DPMNE-së,nuk protestuan për mbrojtjen e interesave të Maqedonisë nga ajo që vërtetë i kërcënon.

Juve nuk ju  intereson interesi strategjik i Maqedonisë.Interesat tuaja strategjike  fillojnë me udhëheqësin tuaj, ndërkaq përfundojnë me kusheririn e tij te afërm, tha Rashidi.

.