Janë shtuar tensionet në Kuvendin e Maqedonisë gjatë seancës konstituive për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Kreu aktual i Kuvendit, Trajko Veljanoski i është drejtuar deputetit Ilija Dimovski, duke i thënë se nëse nuk i pëlqen mënyra se si ai e udhëheq seancën, të ulet në vendin e tij.

Nëse nuk ju pëlqen mënyra se si e udhëheq seancën, ejani ju në vendin tim”, ka thënë Velkanoski.

Ndërkohë, po vazhdon ende diskutimi me replika dhe kundër replika ndaj deputetëve të cilët kanë bllokuar kalimin në pikën e tretë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit.

Mëngjesin e sotëm, Departamendi Amerikan i Shtetit i bëri thirrje politikanëve të Maqedonisë të formojnë menjëherë qeverinë e re e cila do të ishte zgjidhje e krizës politike në të cilën ndodhet vendi.