Fëmijët e disa kryetarëve të partisë së parë të shqiptarëve të Maqedonisë, Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), sot janë radhitur në partinë e Ali Ahmetit, – njofton “Flaka”.   

Nora Aliti, vajza e ish liderit të PPD-së, Abdurahman Aliti është kyçur në strukturat e partisë së Ali Ahmetit, madje edhe si anëtare e Këshillit të Përgjithshëm, ndërkohë që deri në shpërbërjen e Parlamentit ishte deputete nga radhët e BDI-së.

Po ashtu, vajza e ish liderit të PPD-së, Imer Imeri, Saranda Imeri është pjesë e strukturave të kësaj partie, madje edhe anëtare e kryesisë së degës së BDI-së në Gostivar dhe anëtare aktive e Forumit të Gruas në këtë parti.

Trashëgimtarët e kryetarëve të Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD), kanë qenë aktiv dhe janë në strukturat e partisë së Ali Ahmetit, madje në pozicione të lartë të vendimmarrjes. Flaka