Komisioni Shtetëror Zgjedhor përmes verifikimit publik ka vendosur që të fshijë nga lista zgjedhore 660 qytetarë, ndërsa ka regjistruar 28 persona të rinj të cilët sapo i kanë mbushur 18 vite.

Ndryshe Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se deri ditën e mërkurë në mesnatë skadon afati kur të gjithë partitë politike nga Maqedonia duhet të dorëzojnë listat me kandidatët për deputetë.

Listat e partive duhet të dorëzohen deri ditën e mërkurë dhe me këtë vërtetohet se cilët parti do të marrin pjesë në Zgjedhjet e 5 qershorit.