Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM) ka kërkuar zyrtarisht falje një personi të ndaluar në mënyrë të paligjshme, të mbajtur në fshehtësi, dhe u dorëzua në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës të SHBA 14 vjet më parë, gjatë programit sekret të torturës së CIA-s dhe që pasoi sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Personeli maqedonas i sigurisë arrestoi Khaled El-Masri, një shtetas gjerman, në kufirin me Maqedoninë më 31 dhjetor 2003 dhe e mori në pyetje në mënyrë sekrete për më shumë se tre javë.

Ata pastaj e dorëzuan atë tek agjentët e CIA-s të cilët e dërguan në Afganistan, ku e burgosën për gati katër muaj në kushte çnjerëzore dhe më pas e keqtrajtuan atë në një vend famëkeq të CIA-s. Në fund të majit, CIA e ktheu El-Masrin në Europë dhe më pas e la atë në një rrugë në Shqipëri, shumë kohë pasi autoritetet amerikane kishin arritur në përfundimin se kishin kapur njeriun e gabuar.

Më 13 dhjetor 2012, në një çështje gjyqësore të paraqitur në emër të El-Masrit nga Iniciativa e Drejtësisë së Shoqërisë së Hapur, Dhoma e Madhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjeti se Maqedonia ishte në shkelje të disa dispozitave të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe dha kompensim prej 60,000 €, të cilat qeveria më pas i ka paguar.

Tani, gjashtë vjet më vonë, në një letër drejtuar El-Masrit të datës 28 mars 2018, ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ka shprehur “keqardhjen e tij të sinqertë dhe të pakursyeshme” për atë që ai e përshkroi si “sjellje të pahijshme të autoriteteve tona “në vitin 2004. Ai gjithashtu vuri në dukje” përvojat e panumërta dhe të dhimbshme dhe plagë të rënda fizike dhe psikologjike që keni vuajtur”.

“Ndërsa e mirëpresim faljen zyrtare të Maqedonisë, është vetëm hapi i parë në zbulimin e të gjithë të vërtetës rreth rrëmbimit të paligjshëm të El-Masrit dhe torturës. Është gjithashtu një kujtesë e zymtë e dështimit absolut të Amerikës për të mbajtur zyrtarët e vet të përgjegjshëm për shkeljet serioze të ligjeve amerikane dhe ndërkombëtare, gjë që është e rëndësishme për të parandaluar që diçka të tillë të ndodhë përsëri. El-Masri meriton drejtësi dhe asgjë më pak se një hetim i plotë dhe transparent ndaj atyre që janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e programit të torturës së CIA-s. Ai gjithashtu meriton një falje zyrtare dhe kompensim për të ndihmuar atë dhe familjen e tij për të rindërtuar jetën e tyre “.

PDNJBALC (ACLU) aktualisht përfaqëson El-Masri në një rast kundër qeverisë së SHBA, e cila tani po shqyrtohet nga Komisioni Ndër-Amerikan për të Drejtat e Njeriut.

ACLU gjithashtu e përfaqësoi atë në një padi në gjykatën federale të SHBA, e cila u shkarkua përfundimisht, sepse dëgjimi i rastit do të zbulonte “sekrete shtetërore”.

Në vitin 2014, komisioni i Zgjedhur i Senatit për Inteligjencën në lidhje me programin e torturës të CIA-s konfirmoi se El-Masri u ndalua gabimisht dhe se CIA u përpoq të mbulonte gabimet dhe të shmangte llogaridhënien për ta. Një raport i deklasifikuar nga inspektori i përgjithshëm i CIA-s detajonte torturën psikologjike të cilës El-Masri iu nënshtrua, së bashku me shpërfilljen e hapur të CIA-s për shëndetin e tij fizik dhe mendor, ndërsa ishte në paraburgim.