Me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarit të rrezikuar S1 dhe identitetit të tij kryetarja e këshillit gjyqësor, Dobrila Kacarska e përjashtoi publikun nga seanca e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill.

Gjykatësja Kacarska në seancën e stome lejoi praninë vetëm të OSBE-së dhe një përfaqësuesi të Ambasadës së SHBA-së.

Para fillimit të seancës gjykata e pranoi kërkesën e Prokurorisë Publike për mënyrën e posaçme të marrjes në pyetje të dëshmitarit të rrezikuar, si dhe kërkesën e mbrojtjes të mundësohet pauzë pas marrjes së drejtpërdrejtë në pyetje nga Prokuroria Publike për përgatitjen më të mirë të mbrojtjes për marrjen në pyetje të dëshmitarit.

Për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë gjithsej 33 persona prej të cilëve 31 persona për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje.

Mes të akuzuarve janë shumë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurimin e Kuvendit, artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaхariе Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.