VMRO-DPMNE nuk e përkrah propozimin e kryeministrit Zoran Zaev për amnisti për ngjarjet e 27 prillit.

Kjo parti sot ka dalë kundër këtij propozimi dhe më vonë qëndrimin e VMRO-DPMNE do ta shpalosë në një konferencë shtypi sekretari i saj, Igor Janushev.

Janushev pritet ta hedhë poshtë ofertën e Kryeministrit për amnisti dhe do të kërkon që vendi të shkojë së më shpejt në zgjedhje të reja.