Prokurorët përgjegjës për rastin e Kumanovës prezantuan një sërë dëshmish dhe të dhënash me të cilat pohojnë se të gjithë të akuzuarit që gjendeshin në sallë, janë fajtorë për veprat me të cilat pajtohen. Duke elaboruar veçmas për secilin të akuzuar se çfarë roli kanë patur në organizimin e këtij rasti, prokurori Naum Panovski tha se të akuzuarit kanë patur për qëllim ndjelljen e frikës dhe shkaktimin e pasigurisë së vazhdueshme tek popullata civile.
Panovski shpjegoi se vepra terrorizëm për të cilën akuzohen pjesëtarët e grupit është një prej veprave më të rënda që i njeh bota, por nuk deshi që të jap propozim për dënimin konkret, raporton SHENJA.
“Nga veprimet që i kanë ndërmarr propozoj që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të njëjtëve tu shqiptohet dënimi në pajtueshmëri me ligjin. Lartësinë e dënimit ia lëmë gjykatës”, deklaroi Panovski, shkruan SHENJA.
Meqë mbrojtja kërkoi kohë për tu përgatitur seanca tashmë u anulua dhe gjatë gjithë gushtit nuk do të ketë gjykim.
30 dhe 31gusht do të jetë fillimi ose rifillimi i gjykimit në të cilin tani fjalën do ta kenë të akuzuarit.