15 të akuzuar nga 37 gjithsej sa janë të akuzuar në grupin e Kumanovës janë malltretuar nga pjesëtarët e njësisë speciale pas mbarimit të seancës më 4 tetor . Më së keqi e ka pësuar Enver Hoxha- Klein i cili gjatë seancës së sotme nuk ishte në gjendje as të qëndrojnë në këmbë. Keqtrajtimin e të akuzuarve e ka konfirmuar edhe gjykatësja e lëndës Verka Petrovksa e cila tha se do të kërkojë hetim nga ana e prokurorisë dhe MPB-së. Ndërkohë i akuzuari Lirim Krasniqi në shenjë revolet për maltretimin që kryhet në kontinuitet ndaj tyre iu drejtua gjykatëses me fjalë se “çka jemi ne për ju, kafshë?”. A nuk e shini se në çfarë gjendje na kanë shndërruar, a nuk e shihni atë, duke aluduar në Enver Hoxhën. Ndryshe ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe të akuzuarit, Dem Shehu, Genc Sefaj, Landrit Rustemaj, Mirsad Qerimi, Musadik Pajaziti ,Esat Kafigjolli, Rufki Dogani dhe Andi Krasniqi. Të njëjtët kanë kërkuar që përveç mjekut të përgjithshëm, ata duhet t’i kontrollojnë dhe të raportojnë për gjendjen e tyre mentale edhe psikologët. Ndërkohë Mirsad Qerimi një kohë të gjatë kërkon intervenim nga një mjek specialist por një gjë e tillë nuk i është ofruar akoma. Gjatë procesit gjyqësor Gjykatësja është revoltuar kur shumica e të akuzuarve e kanë ngritur dorën si shenjë solidariteti për keqtrajtimin që iu bëhet gjatë transportit nga burgu për në Gjykatë dhe anasjelltas. Derisa të akuzuarit ankoheshin se po torturohen, në sallën e gjyqit dëgjoheshin fjalët e pjesëtarëve të Njësitit Special që qëndronin anash duke thënë “ku janë shkopinjtë e gomës?”. Të njëjtën gjë, e kanë dëgjuar edhe gazetarët të cilët kanë qenë duke e ndjekur seancën. Avokati Asmir Alispahiq kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të merr masa urgjente që të dënohen këtë polic që malltretojnë të akuzuarit dhe nga ana e prokurorisë të dënohen urgjentisht. Pala mbrojtëse madje është kërcënuar se poqëse vazhdon maltretimi ndaj të akuzuarve , do të bojkotojnë seancat gjyqësore.

“Në seancën e sotme janë ankuar 15 të akuzuar deri tek trupi gjyqësorë , në gjendje me të rëndë janë Enver Hoxha- Klain me shtetësi Gjermane dhe Mirsad Qerimi i cili gjatë 5, 6 muajve është në gjendje të rëndë shëndetësore. Nëse nuk i vihet një fund maltretimit fizik dhe psikik të të akuzuarve, avokatët do ta bojkotojnë gjykimin. Deri më tani nuk kemi asnjë informacion se deri ku është lënda në prokurori dhe në MPB”, tha Asmir Alispahiç.

Seanca e sotme gjyqësore u ndërpre për më shumë se një orë për shkak të intervenimit të ekipeve mjekësore ndaj të akuzuarve. Pas kontrollit të mjekëve procesi gjyqësor ka vijuar me prezantimin e dëshmive materiale nga ana e prokurorisë. Seanca e radhës është caktuar me datë 14 tetor. Alsat-M