Gjykata nuk ka arritur të gjejë të dyshuarin kryesor në rastin ku gjykohet mënyra e arrestimit të Ljube Boshkovski, kryetarit të partisë “Të bashkuar për Maqedoni”.

Mbrojtja e Mijallkovit arsyetoi mungesën me faktin se i dyshuari nuk e ka marrë ftesën që i është dërguar në adresën e vjetër, edhe pse Mijallkov ka treguar se e ka ndërruar adresën e banimit. Prokurori special, Ljubomir Lape, i propozoi gjykatës që, nëse nuk e gjen dot Mijallkovin në adresën private për t’ia dorëzuar fletëthirrjen për në gjykim, t’ia japë kërkesën të martën, në orën 12, kur Mijallkov është i detyruar të paraqitet në gjykatë për rastin “Target – Fortesa”. Të pranishëm në gjykim ishin 6 të dyshuarit e tjerë nga njësiti policor “Alfa” dhe i dëmtuari, Ljube Boshkovski.