Në seancën e fundit të mbajtur për rastin e Kumanovës janë publikuar  transkriptat e bisedave telefonike që janë zhvilluar mes pjestarëve të grupit të Kumanovës dhe agjentëve të Agjencisë së intelegjencës nga 21 prilli deri më 25 prill të vitit 2015.

“Filluan telefonatat që janë ndjekur me masa të vençat të hetimit dhe i kemi dëgjuar bisedat që i ka i ka zhvilluar i akuzuari Sulejman Osmani por edhe të tjerë të akuzuar dhe të involvuar në këtë rast dhe si duket edhe nëse në seancën ku është grupi i Kumanovës do të vazhdohen këta telefonata ku ka ardhur radha e telefonatave besoj se do të përsëriten këta te njëra por besoj se do të vazhdojmë edhe me një dinamikë edhe kohën para prilli mendoj pasi që këta të akuzuar janë përcjell nga janari” tha avokati Naser Raufi.

Pala mbrojtëse insiston që dëshmitarët e propozuar, zyrtarë të lartë të BDI-së dhe VMRO-së patjetër të paraqiten në gjykatë, pasi që sipas avokatit Naser Raufi ata kanë njohuri shumë të rëndësishme për ngjarjet pasi kanë qenë të involvuar në zhvillimet e Kumanovës dhe Gushincës.

Në seancën e parë e cila u zhvillua me 21 tetor pala mbrojtëse propozoi si dëshmitarë, liderin e BDI-së Ali Ahmeti, shefin e kabinetit të tij Artan Grubi , kryetarin e Komunës së Likovës Sadulla Durakun, ish zv ministrin e Brendshëm Zemri Qamili, ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe shumë funksionarë tjerë të lartë.

http://https://www.youtube.com/watch?v=EL-x5xnOssU